Foto: Jorn Rohde / Twitter

Ambasadori gjerman dhe ministrja Gërvalla nënshkruajnë marrëveshje për mirëmbajtje të varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftëra.

Përmes rrjetit Twitter ambasadori bëri të ditur se mirëmbajtja do kryhet nga Volksbund, të cilët në emër të Qeverisë gjermane janë të dedikuar të bëjnë regjistrimin dhe ruajtjen e varreve të gjermaneve të vdekur në luftëra jashtë vendit.

“Sot ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe unë nënshkruam  marrëveshje lidhur me varret gjermane të luftës ne Kosovë ku Volksbund do lejohet të sigurojë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj tyre në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit Kosovë për këtë gjest respekti”, shkroi ambasadori gjerman.