Ambasadori Abbott: Nuk ka politikë me virusin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka deklaruar se nuk duhet të ketë politikë në kohën e ballafaqimit me pandeminë e coronavirusit.

Abott përmes një publikimi në Facebook ka shkruar, se bashkëpunimi mes përfaqësuesëve të komuniteteve është për tu përshëndetur.

“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, shkroi Abbott në Facebook.

Deri  tani  Kosovë janë konfirmuar 145 raste me coronavirus, 23  shëruar dhe 3  vdekur.

 

At this difficult time, cooperation across communities, which we saw last week between Ministers Arben Vitia and Dalibor…

Publiée par Nicholas Abbott sur Lundi 6 avril 2020