Aliu: Veprimet korruptive nuk kanë vend në qeverisjen tonë

Pas arrestimit të 12 personave në Ferizaj, ka reaguar kryetari i kësaj komune Agim Aliu.

Ai para mediave tha se parim i qeverisjes së tij, ka qenë luftimi i korrupsionit.

“Në kuadër të qeverisjes time kanë qenë disa kritere bazë. Parimet baze kanë qenë parimet e moralit e ndershmërisë dhe parimet e luftës së pakompromis. Veprimet devijante me theks të veçantë të korrupsionit, nuk kanë vend në qeverisjen tonë. Qëllimi ka qenë të kthehet besimi në qeverisja lokale dhe qendrore”, tha ai.

Tutje Aliu theksoi se gjatë këtyre tre viteve qeverisja e tij në komunë është treguar e pakompromis në të  gjitha dukurit negative.

“Pushteti i Ferizaj vazhdueshëm ka këmbëngulur dhe kërkuar bashkërendim dhe bashkëveprim me të gjitha institucionet relevante të drejtësisë, të rendit publik dhe institucioneve tjera në mënyrë që të orientojnë caqet dhe objektivat që kanë të bëjnë këto parime dhe me këtë luftë”, theksoi Aliu.

Ndërsa Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizaj, Burim Bajrami mohoi se “është bërë një shkatërrim i jashtëzakonshëm në komunën tonë”.

Të arrestuarit e sotëm në Ferizaj janë zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari

Aksion kundër korrupsionit, 12 persona vihen nën pranga