Ilustrim

Aksion kundër korrupsionit, 12 persona vihen nën pranga

12 persona ndër ta katër qytetarë janë arrestuar në një aksion i cili ka nisur mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

KALLXO.com ka kontaktuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorisë Shukri Jashari i cili konfirmoi aksionin duke thënë se janë lëshuar edhe vendimet për ndalimin e të njëjtëve.

Sipas kryeprokurorit Jashari, të arrestuarit dyshohet se kanë kryer disa vepra penale ndër to edhe marrje e dhënie ryshfeti.

Sipas Kryeprokurorit të Ferizajt janë kryer edhe bastisje dhe aksioni ka përfunduar tashmë.