
Foto: Ilustrim
Të arrestuarit e sotëm në Ferizaj janë zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari
Në një aksion i nisur orët e hershme të mëngjesit, janë arrestuar 12 persona për veprën penale marrje dhe dhënie ryshfeti.
E gjitha kishte nisur nga një sinjalizues i Komunës së Ferizajt i cili kishte marrë informacione se po kryheshin vepra penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt.
Në rast janë përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.
Ndërsa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj.