Albin Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Erzen Vraniqin si këshilltar të tij politik.

Vraniqi është edhe udhëheqës i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në të kaluarën Vraniqi ka punuar edhe në Komunën e Prishtinës ku ka qenë pjesë e kabinetit të Shpend Ahmetit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, z. Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij. Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional  i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti deri më tani ka emëruar disa këshilltarë të tij, por ai ende nuk ka emëruar zëdhënësin e Qeverisë.