Albena Reshitaj sërish kundër partisë së saj, voton për vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike

Deputetja Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, AAK-së të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit për të kundërshtuar pritjen e deputetëve të partisë në pushtet për tu krijuar kuorumi për votim.

Pas largimit të partive opozitare nga salla, Kuvendit ia pamundësoi vazhdimin e seancës plenare mungesa e kuorumit për të votuar vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.

Deputetja Reshitaj u deklarua pro vazhdimit të këtyre masave.

“Ashtu siç kam thënë edhe në seancën e kaluar, unë do të votojë për vazhdimit të masave emergjente për arsye se mendoj që ne të gjithë duhet të jemi vigjilent dhe duhet të përkrahim çdo mundësi të masave emergjente”-ka thënë ajo.

Tutje Reshitaj tha se ajo flet në emër të qytetarëve dhe përfaqësuesve të saj.

“Unë flas në emër të përqafuesve të mi, në emër të qytetarëve dhe normalisht që do të jemi zë kritik për të parë nëse janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për ta trjatuar krizën energjetike”-ka thënë Reshitaj.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë më ata të Partisë Demokratike të Kosovës e të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e lëshuan sallën e Kuvendit në kohën kur po pritet të vijnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për tu arritur kuorumi për votim.

Kjo nuk është hera e parë që deputetja Albena Reshitaj, kundërshton partinë e saj, AAK-në.

Reshitaj ishte e vetmja deputete e kësaj partie e cila kishte marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme kur po votohej presidenti i vendit.

“Konsideroj se duhet të vetëdijesohemi që mirëqenien qytetare ta kemi të parën. Kam plotësuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që çdo deputetë të qëndroj në sallë në seanca të tilla. Nuk kam ardhur të votoj pro as kundër asnjë kandidati por të jem pjesë e seancës”- pati thënë Reshitaj atë kohë.

Reshitaj atëherë ka thënë se nuk ka dal nga partia, por vetëm ka mendim ndryshe.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, janë larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar pas më shumë se një orë ore pauzë me kërkesë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për të pritur deputetët të cilët ishin të angazhuar në komison.

Pas pauzës, fjalën e morën kryetarët e Grupeve Parlamentare të partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK.

Ata kundërshtuan vendimin për pritjen e deputetëve të partisë në pushtet për tu krijuar kuorum i nevojshëm për votimin e pikave të pa përfunduara.

Opozita lëshon seancën, kundërshtojnë pritjen e deputetëve të LVV-së