Foto: KALLXO.com

Alarm për bombë në Serbi, në vendin ku po mbahet Festivali “Mirëdita Dobar Dan!” (FOTO)

Festivali “Mirëdita Dobar Dan” është ndërprerë në gjysmë për shkak të alarmit për bombë në zonën ku po mbahet festivali.

Në festival po marrin pjesë dhjetëra qytetarë kosovarë dhe serbë.

Organizatorët kanë ndërprerë ceremoninë e hapjes deri në përfundim të kontrollit nga ana e policisë, raporton KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

“Është një bombë, jemi njoftuar nga policia. Ne shpresojmë që nuk është e vërtetë. Ne duhet ta lëmë vendin për 40 minuta vendin për ta kontrolluar Policia,” tha njëra nga organizatoret, e cila ndërpreu ceremoninë e hapjes së festivalit për t’i larguar pjesëmarrësit dhe mediat nga vendi.

Foto: KALLXO.com
Mirëdita Dobar Dan
Foto: KALLXO.com
Mirëdita Dobar Dan
Foto: KALLXO.com