Foto: KALLXO.com

Serbët protestojnë me këngë nacionaliste kundër mbajtjes së Festivalit “Mirëdita, Dobar Dan!” (VIDEO)

Një grup i vogël i protestuesve serbë po protestojnë para Qendrës së Dekontaminimit Kulturor në Beograd, vendi ku po mbahet Festivali “Mirëdita Dobar Dan!”.

“Rusia dhe Serbia, vëllezër përgjithmonë”, ngrisin zërin ata para objektit, raporton KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

“Oj Kosovo, Kosovo zemljo moja voljena” dhe “Junaci sa Kosara”, janë disa nga këngët me të cilat po protestojnë.

Duke kënduar këngë nacionaliste serbe dhe simbole serbe, flamuj e shenja gishtrinjësh, ata po kundërshtojnë mbajtjen e festivalit në Beograd, duke i thurë lavde Serbisë dhe Rusisë.

Përderisa grupi i vogël po proteston, policia po kontrollon vendin ku po mbahet Festivali ‘Mirëdita Dobar Dan’, ku po dyshohet për bombë.

Një alarm për bombë ka ndërprerë ceremoninë hapëse të festivalit.

Një kërcënim i rremë me bombë u paralajmërua dje në Beograd, ku po mbahet Festivali “Mirëdita, dobar dan”.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet në Beograd dhe në Prishtinë që nga viti 2014, me qëllim të krijimit të krijimit të bashkëpunimit midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Ky festival çdo herë në Serbi përcillet me protesta dhe kundërshtime.