Ilustrim: Freepik

Akuzohen se mashtruan shtetasit gjermanë se fituan lotari, grupi dyshohet se përfituan mbi 128 mijë euro

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj nëntë të akuzuarve për mashtrim me “Call Center”, të cilët po akuzohen se kanë kryer veprën penale të mashtrimit, përmes telefonatave që i kanë bërë në gjuhën gjermane.

Këto telefonata, prokuroria pretendon se ata ia kanë bërë shtetasve gjermanë duke iu paraqitur me emra të rremë dhe duke iu thënë se kinse ‘kanë fituar lotarinë’.

Arsyeja për dështimin e seancës ka ardhur si pasojë e mos-paraqitjes në gjykatore të  akuzuarve Korab Bajra, Albion Sokoli dhe Leotrim Bukoshi.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Bajra, nuk e ka njoftuar gjykatën për mos prezencën e tij në këtë seancë.

Kurse për Sokolin, mbrojtësi i tij Visar Gorani tha që ka provuar ta kontaktoj në telefon disa herë por i njëjti nuk ka qasje në telefon.

Kurse për Leotrim Bukoshin, avokati i tij, Shefqet Hasimi tha se ka pranuar informacion nga kushëriri i tij se i mbrojturi i tij nuk ka prezantuar për arsye shëndetësore.

Kurse të akuzuarit Fatmir Gërguri, Hakif Krasniqi, Ekrem Zucaku, Qëndrim Kelmendi, Haxhere Berisha dhe Lumbardh Bukoshi prezantuan në seancën e cila ishte e paraparë të mbahet sot.

Për këtë rast i akuzuar është edhe Admir Kodra për të cilin procedura gjyqësore është veçuar.

Gjykimi për të ishte paraparë të filloj para kësaj seancë, por i akuzuari nuk kishte prezantuar gjë që kishte pamundësuar mbajtjen e seancës edhe për të.

Ndaj të akuzuarve që nuk kanë prezantuar në këtë seancë, gjykata lëshoi urdhër arrest.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet me 29 shtator të këtij viti.

Prokuroria e Prishtinës në muajin gusht të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj: Admir Kodra, Fatmir Gërguri, Korab Bajraj, Hakif Krasniqi, Ekrem Zuçaku, Albion Sokoli, Qendrim Kelmendi, Haxhere Berisha, Leutrim Bukoshi, Lumbardh Bukoshi.

Ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale të mashtrimit përmes telefonatave që i kanë bërë në gjuhën gjermane.

Këto telefonata, prokuroria pretendon se ata ia kanë bërë shtetasve gjermanë duke iu paraqitur me emra të rremë dhe duke iu thënë se kinse ‘kanë fituar llotarinë’.

Dosja e prokurorisë thotë se të akuzuarit i kanë obliguar shtetasit gjerman që në emër të shpenzimeve paraprakisht të dërgojnë shuma të ndryshme të parave përmes Moneygram, ËesternUnion, Capital-Ria dhe Vllesa-Ria.

Po ashtu sipas prokurorisë shtetasit gjermanë u obliguan nga të akuzuarit të blejnë edhe kupona të Amazon-it dhe kodet e tyre të ia dërgojnë të akuzuarve. Sipas dosjes të akuzuarit këta kupona i shfrytëzuan për blerje personale online.

Në këtë mënyrë sipas prokurorisë të akuzuarit kanë përfituar në vlerë të përgjithshme së paku 128 mijë e 328 euro.

Mashtrimin prokuroria pretendon se të akuzuarit e kishin kryer edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani.