Aktivisti egjiptian: Kosova po e falsifikon solidarizimin me George Floyd

Sonte në pjesën e dytë të emisionit “Jeta në Kosovë” po debatohet rreth asaj se a ka racizëm në Kosovë.

Burhan Gashi, aktivist i të drejtave të njeriut për komunitetet në Kosovë, ka komentuar vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në ShBA, vrasje që ka ngjallur reagime e protesta në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Gashi ka thënë se Kosova është duke e falsifikuar solidarizimin me rastin e Floyd.

“Kosova si një shtet, pas lufte, jemi fort në rrugën e globalizmit në rrymën e interesimit të madh për botën, duke harruar se çka po ndodh brenda shtetit tonë dhe një farë forme është bërë një lloj falsifikimi dhe një lloj promovimi i ndjenjave joreale të mazhorancës shqiptare karshi komuniteteve”, thotë ai.

Sipas tij, nuk duhet të solidarizohet me shtetet e tjera, kur nuk respektohen komunitetet në Kosovë.

“Sepse çka të vyjnë me u solidarizu me dikë në shtetin më perëndimor të botës përderisa me fqinjin tënd nuk ke marrëdhënie të mira, nuk mundet m’u transmetu ndryshe pos hipokrizi”, ka thënë Gashi.