Edison Cavani pezullohet me tri ndeshje për shkak të një postimi me gjuhë raciste në Instagram

Manchester United nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin Edinson Cavani në tri ndeshjet e ardhshme për shkak të një postimi në Instagram, që ka përmbajtur gjuhë raciste.

Cavani është pezulluar për tri ndeshje, është gjobitur me 100 mijë paund dhe duhet të përfundojë një kurs fizikisht për edukimin pasi pranoi një akuzë për sjellje të keqe në lidhje me përdorimin e tij të fjalës “negrito” në një postim të mediave sociale në muajin nëntor, raporton “The Guardian”.

FA tha: “Një koment i postuar në faqen e sulmuesit të Manchester United FC në Instagram ishte fyes, abuziv, i pahijshëm dhe ra ndesh me Rregulloren E3 të FA. Postimi gjithashtu përbën një “shkelje të rëndë”, e cila është përcaktuar në Rregulloren E3 të FA, pasi përfshinte referencën, qoftë e shprehur apo e nënkuptuar, për ngjyrën dhe / ose racën dhe / ose origjinën etnike.”

Cavani do të humbasë ndeshjen e së premtes në Premier League kundër Aston Villas, gjysmëfinalen e Kupës Carabao kundër rivalit lokal, Manchester City dhe ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA kundër Watford, të gjitha në Old Trafford.

“Siç ka deklaruar ai, Edinson Cavani nuk ishte i vetëdijshëm se fjalët e tij mund të ishin keqkuptuar dhe ai kërkoi sinqerisht falje për postimin dhe këdo që ishte ofenduar”, thuhet në deklaratën e Manchester United.