Aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë përjashtimin e deputetit Ardian Kasatrati nga stafi akademik

Aktivistë të shoqërisë civile kanë organizuar protestë kundër gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, si dhe kanë kërkuar përjashtimin e Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës (UP).

Liridona Sjarina, njëra nga aktivistet që është marr me këtë organizim tha se mbrëmë deputeti i Kosovës dhe profesori universitar Ardian Kastrati bëri një deklaratë fyese dhe seksiste ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Kastrati duke e komentuar në mënyrë fyese dhe denigruese fizikun e saj, kjo deklaratë e cila është cilësuar si satirike nuk është satirike dhe një qasje e tillë nuk guxon assesi të lexohet si gabim i cili mund të amnistohet dhe kalohet si rast i izoluar”, tha ajo.

“Kjo gjuhë e cila prodhon gjuhë të urrejtjes është një ndër shkaktarët kryesor të nënshtrimit të gruas të dhunës dhe të vrasjes së tyre. E kur kjo bëhet prej personave publik e aq më shumë nga persona universitar kjo gjë është e pa pranueshme dhe duhet me u dënuar. Ne e kundërshtojmë këtë mendësi të shpërfaqur nga Kastrati dhe kemi tri kërkesa”, tha ajo.

Kërkesa e parë është përjashtimi i Ardian Kasatrati nga stafi akademik.

“Kërkojmë nga rektori menjëherë të inicioj rast pranë këshillit të etikës lidhur me këtë deklaratë dhe të kërkoj largimin e tij. Rektori duhet të themeloj komision hetues i cili do ta hetoj procesin e punësimit të Ardian Kastratit në stafin akademik. Kërkesa tjetër është me fenomenin e ngacmimeve seksuale në UP. Ne kërkojmë që ministrja e Arsimit ta shkarkoj Këshillin Drejtues të UP-së për shkak të zvarritjes së rregullores për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimet seksuale”, tha ajo.

Sjarina tha se UP duhet ta miratoj draft rregulloren për parandalime seksuale. Sipas saj këto kërkesa duhet të realizohen deri të premten dhe se do të qëndrojnë prapa deri në realizimin e tyre.

Gjuha fyese e Ardian Kastratit, paralajmërohet protestë ndaj tij