Prokuroria Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Aktakuzë ndaj një personi që kanosi një gazetar

 

Prokuroria e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet H.Q, për të cilin ka zhvilluar hetimet dhe i është caktuar masat e paraburgimit për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Prokuroria pretendon se ky person në tregun e lagjes ‘Bresje’, në Fushë Kosovë, seriozisht e kanosë  me fjalë dhe gjeste se do t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore një gazetari, i cili në ato momente ishte duke xhiruar një reportazh për kushtet e tregut dhe problemet që ballafaqohen tregtarët.

Sipas aktakuzës, gazetari e ka njoftuar policinë për këtë kanosje dhe gjatë kohës që policia ka qenë duke mbërritur në vend ngjarje, personi H.Q. ka marrë një shufër metalike në dorë dhe është nisur në drejtim të gazetarit duke iu kanosur “Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”.

Në aktakuzë thuhet se në ato momente kanë ndërhyrë edhe disa qytetarë të rastit dhe aty ka ndërhyrë policia dhe personin e kanë arrestuar në vend të ngjarjes.