Aksioni për rrënimin e objektit të nisur për xhami, largohen Policia dhe makineritë nga vendi i ngjarjes

Janë larguar forcat e rendit dhe makineritë te objekti i nisur për xhami në Shkabaj të Prishtinë, pas situatës së tensionuar që u krijua aty nga banorët që po kundërshtojnë rrënimin e saj.

KALLXO.com raportoi se situata te ky objekti kaloi edhe në përplasje fizike.

Policia e Kosovës ka përdorur sprej për të larguar banorët të cilët patën një iniciativë që hyjnë aty në objekt.

Fillimisht, Policia e Kosovës rrethoi objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës, por po hasë në rezistencën e një personi që po kërcënon me vetëlëndim.

Përveç, forcave të rendit dhe inspektorëve komunalë, në vendngjarje ka shkuar edhe Bahri Sejdiu nga Bashkësia Islame dhe ekipi i emergjencës.

Shkabaj, Foto:Adelina Ahmeti; 30.05.2024
Shkabaj, Foto:Adelina Ahmeti; 30.05.2024

Shkabaj, Foto:Adelina Ahmeti; 30.05.2024

Përplasje fizike mes banorëve dhe policisë te objekti i nisur për xhami në Shkabaj