Karaçevë - 18.09.2020 FOTO KALLLXO.com

Aksioni ndaj kazionve ilegale në Karaçevë, Policia kontrollon çdo veturë - FOTO

Në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës është duke vazhduar aksioni për mbylljen dhe shkatërrimin e disa lokaleve të kazinos.

Policia e Kosovës ka vendosur pika kontrolli në këtë komunë dhe çdo veturë është duke u kontrolluar.

Deri më tani katër persona të cilët kanë qenë në kërkim nga Policia e Kosovës janë arrestuar.

Pak më parë në vend të ngjarjes ka arritur edhe një eskavator për të shkatërruar kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë, i cili ndodhet në zonën kufitare Kosovë – Serbi.

Në vend të ngjarjes është i pranishëm edhe kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Inspektoriati i Policisë së Kosovës ka arrestuar edhe disa zyrtarë të Policisë si të dyshuar për lidhje me kazionotë ilegale në fshatin Karaçevë.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për këtë aksion.

Aksioni në Karaçevë – Eskavatorët shkatërrojnë kazionotë ilegale – FOTO