Aksioni në Karaçevë - Eskavatorët shkatërrojnë kazionotë ilegale - FOTO

Aksioni i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës është duke vazhduar.

Pak më parë në vend të ngjarjes ka arritur edhe një eskavator për të shkatërruar kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë, i cili ndodhet në zonën kufitare Kosovë – Serbi.


Për të parë për së afërmi këtë aksion në vend të ngjarjes ka arritur, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Zyrtarët e ATK-së janë duke kryer kontrolle të aparaturave të lojërave të fatit.

Deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, ndërsa aksioni është duke vazhduar në disa lokacione.

Inspektoriati i Policisë së Kosovës ka arrestuar edhe disa zyrtarë të Policisë si të dyshuar për lidhje me kazionotë ilegale në fshatin Karaçevë.

KALLXO.com vazhdimisht është duke raportuar për këtë aksion.