Ilustrim

Aksioni 'Gropa' me 10 të arrestuar, u kapën me 70 kg drogë

Dhjetë persona janë arrestuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në aksionin e quajtur “Gropa” janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.