Aksion në autoshkolla: Tre të arrestuar në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në rajonin e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurorja Ervehe Gashi.

Gashi ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë-shoferë.

Prokurorja Gashi tha se nuk ka pasur bastisje.

“Janë tre të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për legalizim të përmbajtës së rreme. Janë zyrtarë të autoshkollave dhe një klinikë shëndetësore private apo spital po që është e autorizuar prej Ministrisë së Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave të mjekut për patentë shoferë. Nuk ka pasur bastisje por vetëm i kemi shoqëruar pronarët deri në stacion, bastisje nuk ka pasur” – ka thënë ajo për KALLXO.com.

KALLXO.com është duke pritur dhe përgjigjen e Policisë së Kosovës për detaje të tjera.