Foto: Policia e Kosovës

Aksidenti tragjik, mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Podujevë

Dy persona kanë mbetur të vdekur e 9 të lënduar në një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur sot rreth orës 9 :30 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Policia njofton se për shkak të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes rruga Prishtinë-Podujevë është mbyllur për qarkullim.

Në njoftim, Policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative pasi që rruga kryesore do të jetë e mbyllur deri në momentin e përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme në vendin ku ka ndodhur aksidenti.