Foto: Policia e Kosovës

2 të vdekur e 9 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’u përballojnë plagëve të marra dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje, janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, Policia lut qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.