Ilustrim

Aksidenti në Klinë, vdes motoçiklisti i ri

Një aksident trafiku te udhëkryqi i Klinës në mes të një veture dhe një motoçiklete ka lënë të vdekur një djalë. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për KALLXO.com e ka konfirmuar se motoçiklisti me inicialet G.Z ka vdekur.

Ai deklaroi se drejtuesi i automjetit të pasagjerëve e tipit Jeep, është arrestuar.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zaim. Policia e ka pranuar informatën rreth orës 19:19. Viktima i cili ishte ngasës i motoçikletës është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, por që nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet, në spitalin rajonal ka arritur pa shenja jete”, tha ai.

Bëhet e ditur se viktima është i lindur në vitin 2001.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet për një të vdekur