Klinë - 14.03.2020

Aksidenti në Klinë përfundon me rrahje

Një aksident i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ka përfunduar me rrahje ndërmjet katër personave.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje gjatë vozitjes në rrugë kanë shkaktuar aksident e më pas janë përfshirë edhe në rrahje.

Si pasojë e rrahjes njëri nga persona e dyshuar ka pësuar lëndime, e po ashtu janë dëmtuar tri vetura.

Me vendim të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.