Aksidenti mes trenit dhe furgonit në Klinë, policia jep detaje

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur mbrëmë, më 09.03.2024, pas një aksidenti mes trenit dhe një furgoni në Klinë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ndodhi në Krushevë të Madhe rreth orës 18:00.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion” – thuhet në njoftim.

Vdesin dy personat që u aksidentuan në Klinë