Aksident në rrugën Shtime – Prizren, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carrelevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura.

“Sot rreth orës 13 :13 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën Magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carrelevë ka ndodhur një aksident komunikacioni. Të përfshira në aksident janë 3 automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të 3 automjetet  lëndime trupore kanë pësuar 2 persona .”, ka thënë Veseli për KALLXO.

Ai ka thënë se njësia e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt është duke e hetuar rastin.