Ilustrim
Aksident në Prishtinë, lëndohet këmbësorja
29.12.2023 - 22:08
Një këmbësore në Prishtinë ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Enver Maloku” rreth orës 19:40.
‘’Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor’’ – ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.
Zëdhënësja ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.