Aksident në Obiliq, lëndohen rëndë dy këmbësorë

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti trafiku në Obiliq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe një automjet.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”- konfirmoi Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.