Aksident në Mejë të Gjakovës, tre persona marrin lëndime

Tre persona kanë pësuar lëndime pas përfshirjes së dy automjeteve në një aksident trafiku në fshatin Mejë të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet.

“Rreth orës 16:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Meje-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tre persona kanë pësuar lendime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”- bëri të ditur Elezaj.