Aksident në Gjilan, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në Gjilan.

Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor.

“Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes së bashku me ndihmën e shpejtë. Viktima është  dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar, shtetas i Kosovës ka ndrru jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Policia ka bërë të ditur se mosha e viktimës është 76 vjet, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.