Aksident në Gjakovë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete udhëtarësh.

Elezaj thotë se nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 17:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ponoshec-Gjakovë. Policia iu ka përgjigjur rastit, ku të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka thënë zëdhënësi i PK-së.

Elezaj tha se rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.