Aksident në Ferizaj, në mesin e të lënduarve edhe një foshnjë

Dy gra dhe një foshnjë kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në fshatin Koshare në Komunën e Ferizajt.

Policia rajonale e Ferizajt në raportin policor ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërsa në njërën veturë kanë qenë tre persona të gjinisë femërore, një nga to një foshnjë.

Tutje policia ka njoftuar edhe se vozitësja dhe njëra nga pasagjeret e tjera janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor të mëtutjeshëm mjekësor.

Foshnja e lënduar pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi.