Foto: Ilustrim

Aksident në Ferizaj, 5 persona të lënduar

Nga një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zaskok të Ferizajt, kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Policia ka njoftuar se personat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse dy prej tyre dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me ngasës njëri i Kosovës dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut.

Rasti ka ndodhur dje në ora 15:15.