Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot më 17.06.2024 rreth orës 15:00 tek terminali doganor në Pejë.

Në aksident u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Si pasojë e lëndimeve, njoftoi zyrtari policor, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë.Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë” – deklaroi mes tjerash Rugova.