Aksident me fatalitet në Zubin Potok

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale N2, në Zubin Potok dje rreth orës 00:45.

Sipas Policisë, vozitësi i veturës nga pakujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.