Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, dy vetura përfundojnë brenda një lokali

Tre persona kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, prej të cilave një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka pranuar disa fotografi nga ngjarja ku shihet se dy vetura kën përfunduar brenda një lokali, po ashtu përpos dëmitimeve shihen edhe shishe të thyera dhe pije të shpërndara nëpër tokë në këtë lokal.