
rruga "Agim Ramadani", Prishtinë
Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm
21.1.2021 - 09:53
Cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme sipas matësve të ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Indeksi i ndotjes së ajrit i AQI është 151 i PM 2.5 (grimcave në ajër).
Kur cilësia e ajrit është në këto nivele, secili mund të përjetojë efekte anësore në shëndet; anëtarët e grupeve më të ndjeshme mund të kenë efekte më serioze në gjendjen e tyre shëndetësore.
Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.
Sipas standardeve nga 51 deri në 100, llogaritet si cilësi mesatare e ajrit.