Ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Ajri sot në Kosovë ka cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, matësit në Brezovicë, Dardhishtë, Drenas, Han i Elezit, Mitrovicë, Pejë, matësit në Prishtinë tek Rilindja dhe IHMK kanë paraqitur cilësi të pranueshme të ajrit.

Ndërsa, matësit në Prizren, Gjilan dhe Obiliq japin cilësi të mirë të ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.