Ajër me cilësi të pranueshme në qytetet e Kosovës

Ajër me cilësi të mesatare sot ka në Brezovicë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës që bënë matjen e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa në përgjithësi në nivel vendi, raportohet për ajër me cilësi të mirë.

Ndërkaq në fshatin Dardhishtë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Hani i Elezit dhe Prizren cilësia e ajrit është e pranueshme.

Ajër të pranueshëm ka matur edhe matësi mobil  i vendosur te Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Prishtinë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.