Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Afera me patent- shoferë, të dyshuarve u vazhdohet arresti shtëpiak

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykata sot ka marrë vendim që t’u vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë 19 të dyshuarve në rastin e patentë shoferëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar, Hamdi Jashari, avokat i njërit nga 19 të dyshuarit.

“Në lidhje me çështjen në fjalë sot Prokuroria ka ushtru kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak. Deri më tani ne si avokat nuk kemi marrë vendimet por jemi njoftuar që Gjykata ka vendosur me i vazhdu edhe për 2 muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarve”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas avokatit Jashari, ky vendim nuk është i drejtë dhe nesër do të bëjë ankesë për heqjen e masës ndaj klientit të tij.

Në fillim të muajit të kaluar Prokuroria e Prishtinës kishte ndërmarrë një aksion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku ishin arrestuar mbi 20 persona në Njësinë e Patentë- Shoferëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Afera e patent-shoferëve, mbi 20 të arrestuar

www.kallxo.com