'Adria Airways' pezullon fluturimet për dy ditë

Kompania ajrore sllovene Adria Airways se më 23 shtator në mesnatë ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për datat 24 dhe 25 shtator duke përfshirë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në njoftimin për media kompania ka udhëzuar udhëtarët që të kontaktojnë zyrat e saj.

“Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes. Adria Airways rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si”, thuhet në njoftim.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja.