Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abbott mirënjohës për mikpritjen kosovare

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për pritjen që u bëri refugjatëve afganë pak orë më parë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott ka thënë se është ndjerë i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës gjatë kohës sa mbërrin 111 afganë për strehim në Kosovë.

“Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, pas takimit me të evakuuarit të parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe, 111 shtetasit e Afganistanit do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteel-it në Ferizaj.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se afganë të tjerë pritet të vijnë qysh nesër.