Abazi takohet me delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Viola Von Cramon

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi nga Vetëvendosje, sot është takuar me një delegacion të Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga eurodeputetja Viola Von Cramon.

Në këtë takim, sipas Abazit, është diskutuar për zhvillimet në Ukrainë, krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve në vend.

“Takimi sotshëm me delegacionin e Parlamentit Evropian të udhëhequr nga Eurodeputetja Viola Von Cramon. Diskutuam për zhvillimet në Ukrainë, qëndrimet dhe veprimet e perendimit; krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve dhe aspekte tjera të rritjes së mundësive për zhvillim dhe parandalim të pasojave të çrregullimit të linjave të furnizimit. Do e vazhdojmë biseden në Strasburg në javën e ardhshme”, ka shkruar Abazi në rrjetin social ‘Facebook’.

Konjufca pret në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon