Foto: RTK

Konjufca pret në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë takim, mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Në vizitën e që po i bën Kosovës raportuesja e Viola von Cramon, nuk është njoftuar nëse do të ketë takime tjera me krerë institucional.

Von Cramon po shoqërohet nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog./RTK