Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK-së: Sovranitetin në veri do ta shtrijmë menjëherë, në 2021

Sovraniteti në veri të vendit do të funksionoi brenda këtij viti.

Kështu ka premtuar kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi, në Debat Pernime.

“Arkat fiskale do t’i imponojmë sikur në çdo qytet tjetër të Kosovës dhe duhet të u dërgohet arka fiskale dhe të dënohet sikur çdo biznes i joni. Ne një berberi që se ka pas arkën fiskale e kemi dënua 125 euro, atje nuk një kompani “alamet” e naftës, hynë e del duke shitë naftë, nuk i ka as arkë fiskale as asgjë. Instrumentet e shtetit ekzistojnë, ATK, Dogana e Policia”, ka thënë ai.

“Aleanca ka me shtri sovranitetin në veri me ligj, siç është e paraparë me ligj, ligji zbatohet për të gjithë, ATK, Dogana e Policia kanë me shtri sovranitetin në veri, nuk bën pa e shtri, përndryshe po pajtohemi me ndarje, emër tjetër nuk ka. Në vitin e parë, 2021 do ta shtrijmë sovranitetin, s’ka më me pritë. Atje ka diçka, po duhet shumë më shumë. Nuk ka rrugë tjetër, kanë me u integrua në Kosovë, janë pjesë e jona”, deklaroi Fatmir Gashi.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.