Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
AAK ka deklaruar zero euro donacion për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndonëse ka raportuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar ka shpenzuar 275 mijë e 830 euro, nuk ka deklaruar asnjë donacion.
Sipas raportit financiar të fushatës së AAK-së, ky subjekt te kategoria kontribute dhe donacione në të holla dhe kontribute në natyrë, mall dhe shërbime, ka deklaruar zero euro.
Raporti financiar i fushatës së AAK-ja i përket periudhës 3 shkurt deri më 12 shkurt të vitit 2021.
Ky raport është publikuar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë LINK mund të shihni në detaje në raportin financiar të fushatës Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e këtij subjekti Lulëzim Blakaj, i cili ka thënë se nuk ka për të shkuar asgjë sa i përket këtij raporti të publikuar nga KQZ-ja.
“Raporti është i qartë dhe publik, aty i keni krejt çka ju duhet”, tha ai.
Në zgjedhje e 14 shkurtit 2021, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 deputetë në parlament.