AAK-PSD planifikon veting për profesorët

Koalicioni parazgjedhor AAK-PSD ka një plan specifik për arsimin e lartë.

Në DebatPernime ku kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj prezantoi programin qeverisës.

Driton Çaushi, kandidat për deputet tha se me qeverisjen e tyre, stafi akademik në arsim të lartë do t’i nënshtrohet një vetingu.

Sipas tij do të ketë kontroll të rreptë lidhur me plagjiatin nga profesorët dhe dënime për ata që kryejnë plagjiat.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi. Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook