Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK nuk merr pjesë në protestën e organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) nuk do të marrë pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Megjithatë, përmes një komunikate për media, AAK i ka bërë thirrje Qeverisë që tërhiqet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës.

Nga AAK janë deklaruar se respektojnë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë.

Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kjo protestë vie pasi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që të dyfishohet çmimi për kilovatët që tejkalojnë 600 kilovatët e shpenzuar.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë pra nuk do të ketë shtrenjtim.