AAK-ja sqaron se deputeti i tyre është në seancë sepse ka rezultuar negativ me Covid

Para se të fillonte seanca për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nënkryetarja Arbërie Nagavci kërkoi nga Grupet Parlamentare për një konsultim të shkurt 2 minuta pasi sipas saj ka ka deputetët të cilët kishin njoftuar se janë pozitiv me Covid – 19 dhe po shihen se janë prezent në sallë.

Kryetari Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj tha se u aludua që deputeti Bekë Berisha është me Covid, por sipas tij ai ka rezultuar negativ.

“U aludua që Deputeti Bekë Berisha është me Covid, por kjo nuk qëndron, ai ka rezultuar negativ”, tha Haradinaj.

Nagavci tha se nuk ka përmendur emra të deputetëve dhe i ka lutur të gjithë që ti respektojnë plotësisht rekomandimet për veizolim nëse janë pozitiv me Covid.

“Keni obligim ligjor përveç se moral”, tha ajo.

Nagavci: Deputetët që kanë njoftuar se janë me Covid, janë në seancë