Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Deputetët që kanë njoftuar se janë me Covid, janë në seancë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës ka lajmëruar se ka deputetët të cilët kishin njoftuar se janë pozitiv me Covid – 19 shihen se janë prezent në sallë.

“I ftoj shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të shkurt 2 minuta sepse ka njoftime nga disa deputetë, që nuk mund të marrin pjesë në komisione sepse janë identifikuar pozitiv me Covid para 4 ose 5 dite tash janë të pranishëm në sallë. Para se me fillu ju kisha lut për një konsultim të shkurt”, tha ajo.

Pas konsultës ka vazhduar seanca.