84 fëmijë rezultojnë të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

24 fëmijë të grup moshës zero deri në nëntë vjet kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjashtë 24 orëve të fundit, po ashtu pozitivë me COVID-19 janë regjistruar edhe 60 fëmijë të tjerë të moshës10 deri në 19 vjeç.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se 123 qytetarët të moshës 20 deri 29 vjeç janë prekur nga virusi COVID-19, ndërsa 375 qytetarë të grup moshave nga 30 deri në 59 vjeç po ashtu kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2 ndërsa 121 qytetarë të tjerë janë të moshës nga 60 – 80 vjeç.

Në total në nivel vendi brenda 24 orëve janë regjistruar  703 raste të reja me COVID-19 ndërsa 19 qytetarë kanë vdekur.

Aktualisht në vend janë 20 mijë e 652 qytetarë të infektuar me SARS-CoV-2.

Kosova është duke luftuar pandeminë e Coronavirusit për më tepër se një vit dhe deri më tani 155 mijë e 310 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me këtë virus, prej tyre 2 mijë e 728 kanë vdekur si dhe 131 mijë e 930 janë shëruar.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.